Lionel Messi është kundër transferimin të Gerard Deulofeut nga Evertoni në Barcelonë këtë verë.
Anësori 23-vjeçar ka shkëlqyer në Serie A pas transferimit në AC Milan në formë huazimi nga ‘Toffes’ në muajin janar, transmeton portali arbresh.info. Kjo duket se e ka vendosur atë në radarin e ish klubit të tij – Barcelonës.
Me sa duket gjiganti katalunas ka një klauzolë të blerjes prej 10 milionë në kontratën e Deulofeut nga koha kur ata shitën atë te Evertoni.
“Ne padyshim do të shqyrtojmë opsionin për të sjell Gerard Deulofeun sërish në skuadër në mënyrë që ai të jetë në Barcelonë sezonin e ardhshëm”, tha drejtori sportiv Robert Fernandez.
Por, gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ pretendon se Messi nuk do të jetë i kënaqur me transferimin e tij. Ata pretendojnë se reprezentuesi argjentinas nuk mendon që Deulofeu i përshtatet filozofisë së lojës që posedon Barcelona.
Në raportin e tyre ata shtuan se Messi tashmë ka shprehur qartë se është kundër transferimit të tij./arbresh.info
Banka e vetme shqiptare në veri, Banka Ekonomike hap degën m...
Kurti mirëpriti anëtarë të grupit “Miqtë Laburistë të ...
Vritet me një plumb në kokë biznesmeni në Tiranë
Kurti mirëpriti gjeneralin Wesley Clark, diskutuan përparimi...
Shtatzania e Sarës, Ledri: Një ditë para se ta merrnim vesh,...
Tjetër mbrojtës i Juventusit ka pësuar lëndim në ACL