Google ADS

Messi kthehet në stërvitje pas lindjes së djalit, gati për Chelsea

22:14 | 12 Mars 2018
Arbresh.info

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është kthyer në stërvitje me Barcelonën për ndeshjen me Chelsea.

Ai kishte munguar në stërvitjet e fundit pasi i ka lindur djali i tretë, të cilin e ka emëruar, Ciro.

Messi nuk ka luajtur në fitoren 2-0 ndaj Malagas, ndërsa klubi e kishte paralajmëruar si mungesë personale.

Ai e konfirmoi lindjen e djalit në të njëjtën ditë në Instagram.

Ciro është djali i tretë i Messit me gruan e tij Antonella Roccuzzo, pasi më parë kanë lindur Thiago (2012) dhe Mateo (2015).

Messi pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen me Chelsean që zhvillohet të mërkurën në Ligën e Kampionëve, pasi ndeshja e parë u mbyll 1-1.

Bashkëlojtarët e priten me një duartrokitje të ngrohtë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme