Ish sulmuesi i Barcelonës, Hristo Stoichkov nuk ka dyshime që Lionel Messi është lojtari më i mirë i gjeneratës së tij duke shtuar që rivali i tij në Real Madrid nuk është në ligën e tij.
“Messi pa dyshim është numër një, ai gjithmonë luan për skuadrën. Ka një teknik të çmendur, inteligjencë dhe nuk është egoist, kjo është shumë me rëndësi”, ka thënë Stoichkov, transmeton portali arbresh.info.
“Njerëzit e krahasojnë Messin me Di Stefanon, Pelen, Cruyff. Por, Ronaldo krahasohet me Messin. Kjo zbulon shumë. Ai nuk do të jetë kurrë në të njëjtin nivel si Messi dhe Reali nuk do të luaj kurrë njëjtë si Barcelona”
Messi ka shënuar 54 gola gjatë 52 paraqitjeve gjatë sezonit 2016/17, që ishin të mjaftueshme për t’i siguruar Kupën e Artë për të katërtën herë.
Ndërkohë, Ronaldo ka kontribuuar me 42 gola te Madridi duke siguruar gjithashtu titullin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve./arbresh.info
Takos – recetë për një drekë ose darkë të shpejtë pikante
Hamza: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë heronj të mëdhenj dhe ...
Ana Lika dhe Bjordi Mezini po bëhen prindër, zbulojnë gjinin...
OKB-ja miraton paktin për “një të ardhme më të ndritur” për ...
Ermal Krasniqi realizon gol
Luiz Ejlli shumë shpejtë më projekt të ri