Lionel Messi ka njoftuar largimin e tij nga kampioni francez PSG. Ylli argjentinas nuk ka ende një klub të ri, të cilin pritet ta konfirmojë në javën e ardhshme.
Legjenda 35-vjeçare ka konfirmuar se po largohet nga klubi parisien në një deklaratë për ESPN.
“Jam i lumtur që arrita të përfaqësoj PSG-në. Ishte shumë argëtuese të luaja në këtë ekip me lojtarë kaq të mirë. Falënderoj klubin për një përvojë të mrekullueshme në Paris”, ka thënë shtatë herë fituesi i Topit të Artë.
Kontrata e Messit me PSG-në skadon brenda pak ditësh pas dy vitesh qëndrimi. Trajneri Christophe Galtier konfirmoi në një konferencë për shtyp të enjten se ndeshja e së shtunës mbrëma kundër Clermont do të jetë paraqitja e fundit e tij në fanellën e kampionëve të Ligue 1.
Messi dëshiron të marrë një vendim për të ardhmen e tij në ditët në vijim. Ish-klubi i tij Barcelona po përpiqet gjithashtu të marrë shërbimet e 35-vjeçarit, ashtu si edhe klubi i MLS-së, Inter Miami.
Megjithatë, Al-Hilal nga Saudi Pro League thuhet se është në pozicion ideal për të nënshkruar me të.
Sipas një raportimi të Sport, Al-Hilal planifikon të shpallë transferimin e Messit më 6 qershor.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...