Google ADS

Messi konfirmon dëshirën për pensionim te Barcelona

17:05 | 9 Tetor 2019
Arbresh Info

Lionel Messi ka sugjeruar se është i gjithi i vendosur për t’i dhënë fund karrierës së tij në fushë te Barcelona.

32-vjeçari ka qenë pjesë e Barcelona që nga viti 2001 dhe që nga atëherë ka shënuar 604 gola brenda 692 paraqitjeve te gjiganti katalunas, transmeton portali arbresh.info.

Marrëveshja aktuale e tij në Camp Nou skadon në verën e vitit 2021, megjithëse së fundmi është zbuluar se superylli ka një klauzolë në kontratën e tij që i lejon të vendos në fund të çdo sezoni për ndërprerje të kontratës në rast se dëshiron të largohet.

Argjentinasi është thënë se dëshiron t’i jap fund karrierës së tij si futbollist në vendlindje, por sulmuesi ka zbuluar se dashuria e tij për Barcelonën mund të bëjë atë që të pensionohet në Spanjë.

“Jam duke e pasur gjithnjë e më të qartë se dua të pensionohem këtu”, ka thënë Messi për RAC1. “Veçanërisht për atë që ndjejë për klubin. Më pas familja, sa të lumtur janë ata këtu”

“Për t’i mos ndryshuar fëmijëve të mijë shoqërinë, nuk dua t’i ndajë këto. Unë është dashur të jetoj me këtë [pas transferimit në Barcelonë nga Argjentina në një moshë të re] dhe nuk dua që ata të kalojnë të njëjtën gjë. Ne besojmë se ne mund të qëndrojmë këtu për gjithë jetën tonë, të vazhdojmë të jetojmë këtu edhe kur të pensionohem”

Messi ka shënuar vetëm një herë brenda pesë ndeshjeve te Barcelona këtë sezon si pasojë e problemit me lëndime në fazat e para të edicionit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme