Messi kërkon nga Barcelona transferimin e Hector Bellerinit

08:42 | 26 Prill 2017
Arbresh Info

Lionel Messi raportohet se është duke shtyrë Barcelonën të ri-nënshkruaj me Hector Bellerinin nga Arsenali.

Superylli argjentinas është i shqetësuar me dobësitë e skuadrës së tij në mbrojtje dhe është duke kërkuar nga gjiganti katalunas të transferoj yllin e ri të “Topçinjtë”, transmeton portali arbresh.info. Si rezultat i kësaj, Barcelona është duke monitoruar situatën e tij dhe është duke përgatitur të sjell ish futbollistin e akademisë së tyre sërish në ‘Camp Nou’.

Bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, drejtorët e klubit katalunas kanë fluturuar menjëherë për në Londër që të zhvillojnë negociatat me Arsenalin.

Ata do të përpiqen për të siguruar një marrëveshje pavarësisht se Bellerin ka nënshkruar kontratë të re në fillim të këtij sezoni./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme