Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ende nuk ka nisur negociatat për kontratë të re me hierarkinë në ‘Nou Camp’.
Sulmuesi argjentinas ka vetëm edhe 18 muaj të mbetur në kontratën me gjigantin katalunas dhe Manchester City i Pep Guardiolas thuhet se është duke monitoruar situatën e tij, transmeton portali arbresh.info.
Babai i Leo Messit ka thënë së fundmi se nuk do të jetë problem që djali i tij të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën dhe një marrëveshje do të jetë shumë e lehtë për tu arritur. Por, problemi është që negociatat është thënë se kishin për të nisur në muajin dhjetor dhe deri tani nuk është mbajtur asnjë takim ndërmjet palëve.
Tabloidi anglez ‘Daily Express’ shton një detaj tjetër duke zbuluar që Messi ka kërkuar nga Barcelona të shes tre nga bashkëlojtarët e tij që të nënshkruajë kontratë të re me klubin.
Sipas burimit të lartpërmendur, Messi beson që niveli i Jeremy Mathieu, Lucas Digne dhe Andre Gomes nuk është i mirë për lojtarët e Barcelonës dhe ka kërkuar nga hierarkia e ‘Nou Camp’ që të shes ata para se të vazhdoj qëndrimin në klub./arbresh.info
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit