Messi: Kam qarë disa herë, Botërori i Rusisë shansi i fundit për Argjentinën

09:03 | 19 Mars 2018
Arbresh.info

Superyylli, Lionel Messi, ka deklaruar se Botërori i Rusisë është mundësia e fundit e tij dhe gjeneratës për të fituar trofeun më të madh në futboll.

Messi ka fitur të gjithë trofetë e mundshëm, por vetëm Kupa e Botës i mungon në listën e trofeve dhe këtë verë ai do të mundohet ta kompletojë atë listë.

Kombëtarja e Argjentinës ka një super gjeneratë të lojtarëve, si Gonzalo Higuain, Carlos Tevez, Sergio Aguero, Angel Di Maria dhe Javier Mascherano, por që kanë dështuar të fitojnë një trofe të madh.

Ata kanë dështuar në: 2014 Kupa e Botës dhe 2015 e 2016 Copa America.

“Kam qar shumë herë për shkak të këtyre ndeshjeve si këto (finalet), për rëndësinë e tyre dhe që nuk kemi arritur të fitojmë diçka dhe të realizojmë ëndrrën e vendit tonë”, tha Messi për programin “La Cornisa”.

“Çdo herë kam ëndërruar për Kupën e Botës, të jem pjesë e saj, të luaj dhe të fitoj, të jem në gjendje të ngrejë trofeun. Dua t’i tregojë tifozëve se shpresojmë se kjo Kupë e Botës do të jetë e mirë për ne dhe shpresojmë të përjetojmë gjëra të bukur, pothuajse ngjashëm me 2014, por kësaj radhe ngritja në qiell e e trofeut është objektivi”, shtoi mes tjerash Leo.

Argjentina është në grup me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë në Kupën e Botës që starton në qershor. /arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme