Një plagë që do shumë kohë të mbyllet.
Luis Suarez ende e vuan mënyrë se si e larguan nga Barcelona, pasi shënoi 195 gola dhe fitoi 13 trofe me “blaugranat”.
Tashmë po ambientohet tek Atletico Madridi, madje në 3 ndeshje ka realizuar dy herë, por gjithsesi ndjesia e hidhur për trajtimin që i rezervoi klubi katalan është ende e pranishme tek urguajani, teksa në krah të tij gjatë gjithë kësaj periudhe, madje edhe publikisht, ka qenë kapiteni i Barçës, Lionel Messi, që është një ndër miqtë e ngushtë të tij.
Fjalët e thëna nga argjentinasi, i cili i doli kundër klubit në lidhje me këtë çështje, nuk e kanë befasuar 33-vjeçarin, sepse e njeh mirë Leon.
“Nuk më kanë befasuar fjalët e Messit, sepse e njoh çfarë njeriu është. E di shumë mirë se sa ka vuajtur edhe ai për mënyrën se si më larguan, madje besoj se ka vuajtur po aq sa unë. Leo mendoi se më përzunë sepse nuk i përshtatesha moduli. Kishte mënyra të tjera për ta mbyllur marrëdhënien, duke qenë korrekt. Kemi kaluar vite së bashku dhe kjo situatë e bëri të ndihej keq. Është miku im i ngushtë dhe e falënderoj që më ka qëndruar pranë”.
“EL Pistolero” ka treguar edhe disa detaje të ditëve të fundit si lojtar i Barcelonës.
“Ndodhën gjëra të çuditshme, siç ishte urdhri për t’u stërvitur i diferencuar nga skuadra, sepse nuk do të luaja ndeshjen pasardhëse. Nuk kishte arsye, mund të stërvitesha me ekipin dhe më pas le të mos më grumbullonin. Këto veprime të vrasin shpirtërisht. Kur Atletico më kërkoi, nuk hezitova por e pranona ofertën e tyre”.
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...