Ylli i Manchester United, Paul Pogba ka shprehur admirimin e tij për superyllin e Barcelonës, Lionel Messin.
25-vjeçari i ka pasur frustruese javët e fundit te Manchester United ku e ardhmja e tij vazhdon të jetë ende në dyshime, transmeton portali arbresh.info.
Francezi është shfaqur në 19 ndeshje për “Djajtë e Kuq” këtë sezon duke shënuar tri herë dhe duke krijuar nëntë asistime gjithashtu. Në një intervistë së fundmi për ‘TYC’, Pogba ka shprehur admirimin e tij për Messin derisa thashethemet rreth një largimi nga Manchester United vazhdojnë të qarkullojnë.
“Hera e parë që kam luajtur kundër Messit ishte në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2015 dhe më kujtohet se mendoja që unë isha shumë i vogël”, ka thënë Pogba.
“Messi dhe futbolli janë dy gjëra që shkojnë mirë së bashku. E admirojë kur e shoh atë. Ai bënë gjëra që askush nuk mund t’i bëjë. Ai ka një shtat që askush nuk e ka, është diçka e veçantë, gjithçka që bënë është e veçantë”
“Ai është një lojtar që ka futbollin brenda, ai e ndjen futbollin. Është e jashtëzakonshme”
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...