Takefusa Kupo ka arritur në Palma de Mallorca mëngjesin e sotëm (e enjte) për të finalizuar detajet e transferimit në formë huazimi te Real Mallorca.
Real Madridi ka pasur një numër të madh ofertash për të në tavolinë, por vendimi final i ka takuar Kubos, transmeton portali arbresh.info.
Ylli japonez iu bashkua Real Madridit këtë verë por pavarësisht shkëlqimit gjatë ndeshjeve parasezonale, Zidane nuk beson se ai tashmë është i gatshëm për një pozitë te skuadra e parë.
Kjo e ka lënë Kubon me mundësinë për të luajtur nën udhëheqjen e Raul Gonzalez te skuadra Castilla ose për të kërkuar për minuta të rregullt në një nivel më të lartë diku tjetër.
Kubo zgjodhi për transferim te Mallorca sepse beson se do të luaj më shpesh aty sesa te skuadrat e tjera të interesuara./arbresh.info/
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër