Lionel Messi ka thënë se fitorja e së martës ndaj Manchester Cityt u dëshmua si një ‘natë perfekte’ pasi ai shënoi golin e tij të parë për Paris Saint-Germain në një fitore të madhe në Ligën e Kampionëve.
Duke luajtur në ndeshjen e tij të katërt që kur u bashkua nga Barcelona këtë verë, Messi shënoi golin e dytë të PSG-së pas një asistimi të Kylian Mbappe, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitonte 2-0 kundër Cityt.
Messi shënoi gol në sezonin e tij të 17-të radhazi në Ligën e Kampionëve, duke barazuar një rekord të vendosur nga Karim Benzema vetëm pak minuta më parë.
“Ishte një natë perfekte kundër një kundërshtari të madh. Për ne, ishte shumë e rëndësishme të fitonim këtë lojë pas barazimit në Brugge”, ka thënë fillimisht Messi për Canal+.
“Jam shumë i lumtur që kam shënuar. Nuk kam luajtur shumë kohëve të fundit, kisha luajtur vetëm një lojë këtu. Po përshtatem pak nga pak. Ajo që është e rëndësishme është të vazhdojmë të fitojmë”.
“Marrëdhënia jonë do të bëhet më e mirë me çdo lojë. Ne të gjithë duhet të rritemi së bashku, të rrisim nivelin tonë të lojës. Ne duhet të vazhdojmë”.
“Ne fituam një lojë shumë të rëndësishme kundër një rivali shumë të madh, i cili ishte në finale vitin e kaluar. Ne duhet të vazhdojmë të përparojmë, të përmirësojmë shumë gjëra për të ardhmen”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...