Ndeshja e madhe në Stamford Bridge ndërmjet dy gjigantëve evropian ka përfunduar 1 me 1.
Chelsea ka barazuar 1 me 1 në ndeshjen e parë si nikoqir në kuadër të xhiros së 1/16-së në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Barcelonës pasi supergoli nga Willian u mohua nga Leo Messi për të lënë gjithçka që të vendoset në Camp Nou, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse Barcelona dominoi me posedim të topit, nikoqirët u treguan më të rrezikshëm në pjesën e parë duke kërcënuar dy herë portën e portierit Ter Stegen.
Ylli brazilian Willian arriti të godas brenda më pak se dhjetë minutash dy herë portën e gjigantit katalunas. Goditjet nga sulmuesi 29-vjeçar ishin të dyja nga distanca, por shtylla shpëtoi blaugranët në të dy rastet.
Mirëpo, me goditjen e tretë, të cilën e bërë gjatë pjesës së dytë, anësori nuk dështoi duke shënuar përfundimisht golin e epërsisë për skuadrën e trajnerit italian Antoine Conte. Willian dërgoi “Blutë” në epërsi për 1 me 0 në minutën e (62′).
Sidoqoftë, “Blutë” arritën të mbanin epërsinë në Stamford Bridge për vetëm një kohë të shkurtër. Gjiganti katalunas arriti të barazojë shifrat për 1 me 1 në minutat e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.
Superylli Lionel Messi arriti përfundimisht të gjej portën kundër Chelseas duke shënuar golin e barazimit për 1 me 1. Pas nëntë ndeshjeve kundër skuadrës angleze, sulmuesi argjentinas shënoi golin e parë dhe asistues ishte Andres Iniesta që rrëmbeu topin nga mbrojta pas një gabimi.
Ndeshja kthyese ndërmjet dy klubeve zhvillohet më 14 mars./arbresh.info/
Shikoni dy golat e realizuar këtë ndeshje:
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra