Google ADS

“Messi i Kosovës” i shënon Shqipërisë nga një distancë prej 30 metra

21:28 | 29 Maj 2018
Arbresh Info

Kosova ka trefishuar epërsinë në ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë.

Takimi i sotëm (e martë) në mes dy kombëtare vëllazërore është duke shkuar plotësisht në favor të “Dardanëve”, shkruan portali arbresh.info.

Talenti Edon Zhegrova, i cili është i njohur ndryshe si “Messi i Kosovës”, ka realizuar një supergol nga distanca prej 30 metrave duke mposhtur portierin Etrit Berisha sërish mbrëmjen e sotme.

Berisha mbeti i shtangur nga goditja e fuqishme e Zhegrovas në minutën e 68′.

Arbër Zeneli realizoi dy golat e tjera në Zyrich të Zvicrës (20′) (51′)./arbresh.info/

Goli nga Zhegrova: 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme