Inter Miami ka marrë fitoren e 22-të këtë edicion në MLS në ndeshjen e fundit të kampionatit të rregullt para se të filloj gara e ‘Play-Off’.
Të udhëhequr nga Leo Messi, Inter Miami ka triumfuar me rezultat 6-2 para adhuruesve të vet përballë New England Revolution të sulmuesit shqiptar Giacomo Vrioni dhe në fund festuan edhe titullin e sezonit të rregullt në MLS.
Në fakt Leo Messi nuk ishte fare titullar në këtë sfidë dhe u inkuadrua në minutën e 58-të për të dhuruar spektakël.
Gjeniu argjentinas shënoi tre gola brenda 11 minutave (78′, 81′ dhe 89′) për rezultatin përfundimtar 6-2.
Kjo fitore ka qenë shumë e veçantë për Inter Miamin, pasi ka thyer një rekord të madh në MLS, duke u bërë skuadra me më së shumti pikë brenda kampionatit të rregullt.
Inter Miami ka grumbulluar 74 pikë dhe rekordin e mbante pikërisht kundërshtari i saj New England Revolution me 73 sosh.
Tre golat e tjerë për Inter Miamin në këtë sfidë u shënuan nga Luis Suarez me dy realizime dhe Cremaschi me një tjetër.
Leo Messi e mbylli sezonin e rregullt në MLS me statistika të jashtëzakonshme ku shënoi 20 gola dhe ka dhuruar 17 asistime, derisa Luis Suarez gjithashtu ishte fantastik me 20 gola e nëntë asistime. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...