Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka folur për media para ndeshjes së skuadrës së tij kundër Rayo Vallecanos, por trajneri i “Blaugranëve” tashmë është duke menduar për ndeshjen në Ligë t Kampionëve kundër Interit në San Siro.
Ish trajneri i Athletic Bilabos ka zbuluar gjithashtu një detaj interesant në lidhje me superyllin Lionel Messi, i cili mungoi në ndeshjen e parë kundër “Nerazurrëve” si pasojë e thyerjes së dorës, transmeton portali arbresh.info.
“Messi do të luaj të martën? Ai ka një problem me dorë. Është mirë që është në stërvitje me grupin. Kanë kaluar vetëm dy javë dhe mbetet ende për tu parë nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Interit në Milano”, ka thënë Ernesto Valverde.
Fenomeni argjentinas ka qenë në një formë fantastike këtë sezon duke shënuar 12 gola dhe duke asistuar gjashtë brenda 12 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet për Barcelonën.
Megjithatë, skuadra e tij ka luajtur mjaftë mirë edhe në mungesë të tij duke e mposhtur Interin me rezultat 2 me 0 dhe Real Madridin me rezultat tronditës 5 me 1 gjatë vikendit të kaluar./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...