Google ADS

Messi i dërgon mesazh yjeve të Atleticos para ndeshjes ndaj Realit

08:45 | 7 Prill 2017
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi thuhet se ka nervozuar Real Madridin me mesazhet e tij në WhatsApp me lojtarët e Atletico Madridit.

Real Madridi do të përballet me Atletico Madridin të shtunën në ‘Santiago Bernabeu’ duke filluar nga ora 16:15, transmeton portali arbresh.info. Gjiganti spanjoll synon vetëm fitoren ndaj rivalit në ligë për t’iu afruar edhe më shumë titullit në parë që nga viti 2012.

Ndërkohë, Barcelona, e cila qëndron në pozitën e dytë me dy pikë më pak se ‘Los Blancos’, do të udhëtoj te Malaga në kërkim të tre pikëve në kuadër të xhiros së 31 në La Liga.

Tensionet vazhdojnë të rriten gjithnjë derisa të dy klubet synojnë për të siguruar titullin në ligë këtë sezon dhe gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ pretendon se Lionel Messi është duke bërë gjithçka për të ndihmuar Barcelonën të rikthehet në krye.

Mësohet se reprezentuesi argjentinas iu ka shkruar mesazh lojtarëve të Atleticos në rrjetin social WhatsApp duke i kërkuar të ndalin Realin në ‘Santiago Bernabeu’ për të siguruar tri pikë. Ai ka komunikuar gjithashtu me bashkëkombësin, Diego Simeonen, duke e urdhëruar atë që të mos lejoj Real Madridin të marr më shumë kontroll në garën për titull.

Messi është gjithashtu në dijeni që Atletico do të kërkoj hakmarrjen pas disfatës që pësoi në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj rivalit të tyre sezonin e kaluar./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme