Ylli i Barcelonës, Lionel Messi nuk është i motivuar nga paratë dhe do largohet për një skuadër me të cilën beson se mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.
33-vjeçari është i lidhur me largimin nga “Camp Nou”, pas një sezoni në të cilin klubi katalunas nuk arriti të fitojë asnjë trofe për herë të parë që nga sezoni 2007-08, transmeton portali arbresh.info.
Humbja e thellë nga Bayern-i me rezultat 8 – 2, bëri që të shkarkohet Quique Setien, kurse në postin e tij të vijë Ronald Koeman.
E ardhmja e Messi-t nuk është e sigurt dhe mjaftë e komplikuar, derisa është duke konsideruar largimin.
Thuhet se lojtari do largohet nga “Camp Nou” dhe t’i bashkohet ndonjë skuadre me të cilin synon trofeun e Ligës së Kampionëve.
Mirëpo, Barcelona do bëjë çmos të mbajë argjentinasin dhe duke parë se ka edhe një vit në kontratë, e vetmja mënyrë që të largohet është pagimi i klauzolës me vlerë 750 milionë euro./arbresh.info.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë