Lionel Messi ka fituar një tjetër trofe me Argjentinën, të katërtin radhazi.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë si kapiten ka udhëhequr Argjentinën e tij drejt triumfit në Copa America, të dytin radhazi dhe të 16-tin në përgjithësi.
Në finalen e madhe Argjentina mposhti Kolumbinë me rezultat minimal 1-0 falë një goli nga Lautaro Martinez.
Ndërkohë pas finales u tërheq nga Kombëtarja argjentinase një nga më meritorët për trofetë e fundit, Angel Di Maria.
“Copa America ka mbaruar dhe gjëja e parë që dua të bëj është t’ju falënderoj të gjithë për mesazhet. Jam mirë, falë Zotit, dhe shpresoj që së shpejti të rikthehem në fushë duke bërë atë që dua të bëj”.
“Jam shumë i lumtur, veçanërisht sepse ia arritëm qëllimit dhe Fideo (Di María) na la me një trofe më shumë. Lojtarët më të vjetër, si ai, Ota (Otamendi) dhe unë e përjetuam Kupën e Amerikës me një entuziazëm të veçantë, me shokë të tjerë të skuadrës që kanë luajtur tashmë në disa turne dhe që kanë shtuar gjithashtu përvojën e tyre, me një grup të rinjsh që japin gjithçka”.
Krejt në fund Messi tha se Argjentina ka një të tashme dhe të një ardhme të mrekullueshme.
“Ne jemi një ekip dhe gjithashtu një familje, një grup spektakolar. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën, ky ekip ka një të tashme dhe një të ardhme të mrekullueshme”, ka shkruar Messi./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...