Ylli argjentinas, Lionel Messi në një intervistë për “L’Equipe” ka komentuar të ardhmen e bashkëlojtarit të tij , Kylian mbappe.
Messi, Neyjmar Jr, dhe Kylian Mbappe kanë krijuar sulmin më të “Frikshëm” për kundërshtarët, ndryshe siç njihet “MNM”.
Gjatë afatit kalimtar veror, është përfolur për një transferim të mundshëm tëfrancezit në drejtim të Real Madridit.
Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë”, në një intervistë për “L’Equipë” ka thënë se Mbappe do të vendos në fund të sezonit për të ardhmen e tij.
“Mbappe do të vendos në fund të sezonit për të ardhmen e tij”- ka thënë Messi.
“Vetëm Mbappe e di se çfarë ka në kokën e tij dhe çfarë do të bëjë”.
“Jam i lumtur që ai qëndroi këtu këtë vit, ai është shumë i rëndësishëm për ne”- ka shtuar argjentinasi.
Francezi, aktualisht ka kontratë me Paris Saint-Germain deri në fund të sezonit dhe nëse nuk bie dakord me klubin për rinovimin e kontratës, ai mund të largohet si lojtar i lirë. /arbresh.info/
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...