Lionel Messi është bashkua me Paris Saint Germain në verën e vitit të kaluar si futbollist i lirë pas largimit nga Barcelona.
Ylli argjentinas iu bashkua parisienëve në një kampionat si Ligue 1, kampionat që shihet si i pesti më i forti në Evropë pas Liges Premier, La Ligas, Serie A e Bundesligës gjermane.
Megjithatë shtatë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ ka thënë se kampionati francez është rritur shumë kohëve të fundit dhe se për këtë kontribut të madh ka dhënë klubi i tij Paris Saint Germain.
“Ligue 1 është rritur shumë gjatë viteve të fundit. PSG-ja ka kontribuar shumë, duke rritur shikueshmërinë e kampionatit në botë. Çdo turne është kompetitiv, sepse çdo skuadër mund të të mposhtë”, tha Messi.
“Shoh se kampionati francez është i ekuilibruar, si gjithë futbolli në përgjithësi. Në këtë sport po bëhet gjithmonë e më e vështirë që të fitosh të gjitha ndeshjet”, vazhdoi tutje Messi.
Qëllimi i argjentinasit është që ta fitoj garën më të madhe evropiane të klubeve Ligën e Kampionëve, por ai e di se kjo gjë është shumë e vështirë.
“Është e vështirë të fitosh Ligën e Kampionëve, sepse është një garë që mbledh skuadrat më të mira dhe një detaj i vogël mund të bëjë diferencën. Kemi një skuadër që mund të provojë të fitojë dhe shpresojmë që t’ia arrijmë, por duhet të jemi të qetë”.
“Nuk fiton gjithmonë skuadra më e mirë, duhet të përqendrohemi te detajet. Në fund, skuadrat më të forta i arrijnë objektivat e tyre. Ne jemi në këtë rrugë, përpiqemi të bëhemi akoma më të fortë seç jemi”, u shpreh gjeniu argjentinas.
34-vjeçari ka zhvilluar 21 ndeshje këtë edicion me PSG-në në të gjitha garat ku ka realizuar shtatë gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë. /Telegrafi/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...