Messi: Fëmijët e mi qanin kur unë u tregova se po largohem nga Barcelona

18:29 | 4 Shtator 2020
Arbresh.info

Leo Messi dhe zyrtarisht  është pjesë e Barcelonës së paku edhe për një vit.

Këtë e ka konfirmuar vet argjentinasi, përmes një interviste ekskluzive dhënë për faqen më të madhe të sportit në botë, “GOAL”.

Ai tha se nuk do të shkonte kurrë në gjyq me skuadrën e zemrës.

“Unë kurrë nuk do të shkoja në gjyq kundër klubit të zemrës sime, prandaj do të qëndroj te Barcelona”, tha Messi për “GOAL”.

Ndërkaq, “jashtëtokësori” tregoi edhe se si fëmijët e tij qanin kur argjentinasi i tha se po largohet nga Barcelona.

“Kur i tregova dëshirën time për t’u larguar gruas dhe fëmijëve të mi, ishte një dramë e vërtetë, ata filluan të qanin”, vazhdoi ai.

“Mua tashmë me duhet të luajë për Barcelonën, pasi presidenti me tha se klauzola ime e largimit është 700 milionë euro”, përfundoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme