Lionel Messi është çështja më e rëndësishme e kandidatëve për president të ardhshëm të klubit katalonas, por ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili është duke kandiduar përsëri për president, thotë se do të punojë shumë për ta rigjetur Messin e dikurshëm.
Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 24 janar të vitit 2021, dhe deri atëherë argjentinasi nuk do të fillojë kontaktet me ndonjë klub pasi që kontrata e tij i mbaron në fund të sezonit dhe do të jetë i lirë për t’u larguar, diçka që deshi ta bëjë edhe në merkaton e verës, raporton Gazeta Express.
Të enjten, Carles Tusquets, presidenti i komitetit të menaxhimit zbuloi financat e klubit të cilat ishin aq të dobëta sa që duhej ta kishin shitur Messin në verë, megjithatë Laporta nuk e ndan atë mendim.
“Leo dëshiron Barcelonën, ajo që unë dua është t’i kthej lumturinë e tij. Nuk është vetëm çështja e parave, ju duhet të krijoni një ekip konkurrues”, u deklarua Laporta.
“Leo është mashtruar dhe kjo është një humbje e madhe. Ai është një fitues dhe nuk mund të durojë që ekip e tjera të fitojnë Ligën e Kampionëve.”
“Hera e fundit që fola me të ishte në tetor. Unë i jam shumë mirënjohës për gjithçka që ka bërë për Barcelonën. Unë e njoh atë që kur ishte 16-vjeç dhe ai është një person i jashtëzakonshëm”, vazhdoi ai.
“Ekziston një vlerësim edhe respekt i ndërsjellë. Ne duhet të jemi brenda klubit për t’i bërë atij një propozim imagjinar dhe të besueshëm”.
Laporta ka qenë një nga kandidatët që ka lenë të kuptohet se do të ishin të interesuar ta rikthejnë Neymar përsëri në Barcelonë.
“Leo dëshiron të ketë një skuadër që të kthen gëzimin”, shtoi ai.
“Një ekip si Barcelona ka nevojë për frymë skuadre në dhomën e zhveshjes. Unë kam qenë president i Barcelonës dhe nuk dua të destabilizoj një ekip në një situatë delikate”. /Arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...