La Liga festoi 90 vjetorin mbrëmjen e së martës në stadiumin RCDE në një event ku u ndanë çmime të ndryshme për shumë njerëz që kishin ndikim gjatë kësaj kohe në futbollin spanjoll.
Lionel Messi ishte njëri prej tyre që fitoi çmim, por sulmuesi nuk mori pjesë në këtë mbrëmje gala megjithëse Javier Tebas nuk kurseu fjalët për të, transmeton portali arbresh.info.
“Ai ka qenë shumë pak i ndikuar nga ajo që ndodhi në ditët e fundit”, ka thënë Tebas.
“Nuk mendoj se ai do të largohet nga Barcelona”
“Ai është lojtari më i mirë në histori të La Ligas dhe e meriton të jetë i nderuar gjithë jetën. Këtu nuk do të ketë asnjëherë lojtar si ai”
Antoine Griezmann ishte sërish në qendër të vëmendjes pasi njoftoi Atleticon se nuk do të qëndrojë në Wanda Metropolitano përtej verës, por Radomir Antic, ish trajneri që fitoi titullin me “Los Rojiblancos” që mori pjesë në këtë mbrëmje, nuk e sheh atë të përshtatshëm për Camp Nou.
“Duke marrë parasysh se si luan Barcelona, unë nuk e shoh atë të përshtatshëm aty”, ka thënë Antic.
Emilio Butragueno dhe Raul Gonzalez kanë marrë pjesë në këtë event në emër të Real Madridit./arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...