Google ADS

“Messi është lojtari argjentinas më i mirë në histori” – Ramos godet Maradonan

09:27 | 21 Qershor 2018
Arbresh Info

Sergio Ramos ka goditur legjendën Diego Maradona duke pretenduar që Lionel Messi është deri tani futbollisti më i mirë argjentinas në histori.

Në fillim të kësaj jave, Maradona kishte pretendoi se kapiteni i Real Madridit nuk ishte aq i mirë sa rivali i tij te Atletico Madridi, Diego Godin, transmeton portali arbresh.info.

Por, kur është pyetur rreth komenteve të argjentinasit pas fitores së Spanjës 1 me 0 ndaj Iranit të mërkurën, Ramos pretendoi se 57 vjeçari qëndron larg nga aftësitë që Lionel Messi posedon aktualisht.

“Në Argjentinë ata e dinë se Maradona është shumë vite larg nga lojtari më i mirë në histori i të Argjentinës, i cili për mua është Lionel Messi”, ka thënë Ramos.

Spanja siguroi fitoren e parë në Kampionatin Botëror të këtij viti pasi goli nga Diego Costa në pjesën e  dytë ishte vendimtar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme