Legjenda braziliane, Rivaldo, është shprehur se Lionel Messi ëshë lojtari më i mirë në botë, por Cristiano Ronaldo e meritoi ‘Topin e Artë’ këtë vit.
Rivaldo ish futbollist i Barcelonës, ka folur për rivalitetit e dy superyjeve botërore, të cilët më 23 dhjetor do të përballen për të matur forcat përsëri.
“Do të më pëlqente të luaja me Messin, do të ishte e mahnitshme. Ai është më i miri në botë, njëri që e bën diferencën”.
“Ronaldo? Ai është lojtari më i rrezikshëm i Realit”.
“Është vështirë të ndalet, si Messi, pasi të dy shënojnë shumë gola”.
“Nëse Ronaldo e fitoi ‘Topin e Artë’ i bie që e ka merituar. Në kohën time kishte shumë më shuam lojtarë në garë për ta fituar titullin e më të mirit”.
“Mbaj mend Figo, Del Piero ose Totti, ndërsa tani vetëm dy lojtarë fliten për ta fituar këtë trofe”,
“Nuk jam këtu për të hapur debate, pro në kohën time kishte më shumë lojtarë. Tani dëgjon vetëm për Messin, Ronaldon dhe Neymarin”, ka thënë Rivaldo. /arbresh.info/
Hamza përmbyll ciklin e punëtorive për program, merr sugjeri...
Aivo Orav: Vendet anëtare të BE-së duhet të vendosin konsen...
Shefi i BE-së në Kosovë: Borell ka rekomanduar heqjen e masa...
Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia kërcënon...
Raporti i BE-së për Kosovën, Bislimi: Tregon se Qeveria ka v...
Ambasadori rus kërkesë OKB-së ta obligojnë Kosovën për theme...