Manchester City ka fituar adhurues edhe në mesin e klubeve tjera të mëdha evropiane pas formës mbresëlënëse deri tani këtë sezon.
Ylli i Bayern Munich, Thiago Alcantara, e pranon se Manchester City luan futboll të mahnitshëm, por insiston se vetëm Lionel Messi e lë atë gojëhapur.
Thiago ka qenë dëshmitar i asaj sesa mahnitëse mund të jetë skuadra e Pep Guardiolas, pasi për Barcelonën ka debutuar nën urdhrat e tij para se t’i bashkohej atij te Bayern Munich.
Dhe derisa e pranon se rivali i klubit të tij në Ligë të Kampionëve, Manchester City është në formë të jashtëzakonshme, ndien se prapëseprapë nuk mund të prodhojë emocionet e njëjta si ish-bashkëlojtari i tij në Barçë.
“City është i mahnitës, por nuk me lë gojëhapur. Vetëm Messi më lë gojëhapur”, ka thënë Thiago për ESPN. /arbresh.info/
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...