Google ADS

Messi është ankthi i Real Madridit në “Bernabeu” para Krishtlindjes

10:35 | 22 Dhjetor 2017
L G

Rreziku kryesor kur Barcelona ta vizitojë “Santiago Bernabeun” do të vijë padyshim nga Lionel Messi, siç ka ndodhur shumë shpesh në të kaluarën.

Dhjetëshi i Barcelonës kënaqet duke shënuar në shtëpinë e Real Madridit, aq shumë saqë 14 nga 24 golat e tij kundër gjigantit spanjoll kanë ardhur në “Santiago Bernabeu”, më shumë sesa ka shënuar në “Camp Nou”, transmeton Express.

E gjitha nisi më 2 maj 2009, kur Messi shënoi dy herë në sezonin e parë të Pep Guardiolas në fitoren 6-2, e cila do jetojë gjatë në kujtesë.

Hera tjerët kur ai shënoi në “Bernabeu” ishte në sezonin pasues, kur e pranoi topin pas një pasimi të Xavit, e kaloi Raul Albiolin dhe e mposhti Iker Casillasin duke e futur topin në rrjetë me këmbën e tij më të dobët, për 2-0.

Në sezonin 2010/11, Reali dhe Barça u takuan brenda pak ditësh dhe ai shënoi në ligë, nga penalltia, dhe në Ligë të Kampionëve, gjersa i la për të vdekur disa mbrojtës të Real Madridit, për të shënuar golin më të mirë deri më sot në “Bernabeu”.

Ai, po ashtu shënoi edhe në sezonin 2011/12, duke e mposhtur Pepen dhe Casillasin përsëri, ama i është dashur të priste deri në Super Kupën e Spanjës një vit më vonë për të shënuar përsëri, kësaj radhe nga goditja e dënimit, edhe pse ajo nuk mjaftoi për t’ia fituar trofeun skuadrës së vetë.

Goli i radhës i Messit në ligë në “Bernabeu” erdhi në sezonin 2012/2013, kësaj radhe duke e mposhtur Diego Lopezin.

Në sezonin pasues, argjentinasi regjistroi hetrikun e dytë kundër rivalit të përjetshëm dhe të parin në “Bernabeu”, me dy penallti që i ndihmuan t’ia sigurojë fitoren 4:3 Barçës.

Megjithatë, pas kësaj, pesë herë fituesi i Topit të Artë, u përball me tri vite pritje për të festuar në “Bernabeu” përsëri.

Por, ia ka vlejtur pritja, e cila erdhi në El Clasicon e fundit në ligë, në të cilën Messi shënoi golin e fitores për Barçën në minutat shtesë të ndeshjes për t’ia siguruar fitoren 3:2 skuadrës së vet. Në fund Messi festoi duke ia shfaqur emrin turmës në “Bernabeu”.

Të shtunën, Messi rikthehet me qëllim ta shtojë numrin e golave në “Bernabeu”. /Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme