Lojtarët e FC Barcelonës kanë vazhduar stërvitjet mëngjesin e sotëm (e martë) në përgatitje për ndeshjen kundër Betisit të dielën e ardhshme, por stërvitjet i kanë përfunduar sërish në mungesë të Lionel Messit.
Argjentinasi ka vazhduar punën jashtë linjave i vetëm larg nga pjesa tjetër e skuadrës si pasojë e lëndimi në pulpë të pësuar gjatë stërvitjes së parë parasezonale, transmeton portali arbresh.info.
Gjashtë ditë pas ndeshjes kundër Betisit, Messi vazhdon punën i vetëm dhe sot prezenca e tij kundër Betisit vazhdon të mbetet e paqartë.
Messi ishte lënduar qysh në stërvitje të parë dhe nuk ka qenë në gjendje të punojë ende këtë sezon nën udhëheqjen e Valverdes.
Trajneri tashmë ka thënë se nuk do të rrezikoj me Leon ndërkohë që lojtarët si Suarez e Dembele vazhdojnë të qëndrojnë po ashtu jashtë linjave./arbresh.info/
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë