Google ADS

Messi ende nuk i është bindur projektit të ri të Barcelonës

22:42 | 19 Gusht 2020
A. B.

E ardhmja e Lionel Messi në Barcelonë ende mbetet e pa qartë, me mediat spanjolle që raportojnë se ai po i shqyrton ofertat-përfshirë Interin-edhe pa ardhjes se Ronald Koemanit

Fituesi i Topit të Artë ka kontratë deri në qershorin e vitit 2021 dhe raportohet se ka një klauzolë që e lejon atë të largohet si i lirë një vit më herët nëse dëshiron.

Pavarësisht që presidenti Josep Bartomeu e hodhi poshtë pretendimet se Messi mund të largohet pas prezantimit të trajnerit të ri, Koeman, mediat si Sport dhe Marca shkruajnë se situata mbetet e paqartë.

Messi ende nuk është i bindur me ardhjen e Koeman dhe dëshiron një takim me trajnerin para se ta merr vendimin finale.

Menaxheri i skuadrës, Javier Bordas ishte i bindur sot kur tha se “nëse ai dëshiron të largohet, ne do të përpiqemi që ta bindim që të mos shkojë”. “Por ne jemi të sigurt se kjo nuk do të jetë e nevojshme dhe ai do të rrijë”.

Nuk ka ndihmuar as largimi i Eric Abidal, drejtori me të cilin raportohet që Messi kishte disa përleshje e që u shkarkua nga klubi.

Interi dhe Manchester City janë të vetmit kandidatë që mund të bëjnë që Messi të largohet nga Barcelona.

Kaltërzinjtë konsiderohen paksa më favorit për shkak se babai i Messi bleu një shtëpi në Milano që është shumë afër me zyrat e Interit, kështu që ai do të përfitonte edhe më shumë për shkak të ligjit që favorizon investitorët e jashtëm në Itali. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme