Messi: Edhe pse arritjet ekipore janë kryesore, s’mund ta fsheh gëzimin për Topin e Artë

09:10 | 30 Nëntor 2021
A. B.

Lionel Messi e ka pranuar se ndihet tejet i lumtur për fitimin e Topit të Artë 2021, pavarësisht se këmbëngul se arritjet ekipore janë parësore për të.

Messi e fitoi Topin e Artë për herë të shtatë rekorde në karrierë, për lojtarin më të mirë të vitit, të hënën në një gala mbrëmje në Paris.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain i fitoi 613 gola, duke e lënë polakun e Bayernit mbrapa me 580 vota.

Në një reagim në Facebook të hënën vonë, Messi shkroi: “Megjithëse unë gjithmonë i vë (arritjet) kolektive (para atyre individuale), nuk mund ta fsheh gëzimin që isha në gjendje ta fitojë edhe një tjetër Top të Artë. Dëshiroj t’i falënderoj dhe t’ua kushtoj kolegëve të mi dhe stafit të Kombëtares së Argjentinës për një vit shumë të mrekullueshëm që e përjetuam”.

“Po ashtu edhe të gjithë të tjerët në Barcelonë dhe në PSG. Dhe natyrisht familjen dhe miqtë e mi, si dhe të gjithë njerëzit që më kanë përkrahur, të cilët më qëndrojnë pranë, kujdesen për mua: pa ta nuk do të kishte qenë e mundur asnjëherë. Dhe faleminderit France Football për çmimin. Përqafime!” shtoi ai.

Argjentinasi e lë tani mbrapa rivalin e vet të përbetuar, Cristiano Ronaldo, i cili ka pesë Topa të Artë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme