Lionel Messi ka pranuar se ai kurrë nuk ka dashur të bashkohet me Paris Saint-Germain në vitin 2021, në një konferencë ku dha komente brutale drejtuar ish-ekipit të tij.
Gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Miami, shtatë herë fituesi i Topit të Artë foli për sfidën e tij të re në MLS, pasi kishte refuzuar një rikthim te Barcelona në qershor përpara se të vendoste të transferohej në Shtetet e Bashkuara.
Që nga bashkimi me ekipin e tij të ri, ai ka shënuar nëntë gola në gjashtë paraqitje me skuadrën e tij që do të luajë në finalen e Kupës së Ligës këtë fundjavë.
Argjentinasi pranoi se ai dhe familja e tij po shijojnë jetën e tyre të re në Florida.
“Ne jemi ende në përfundim të rregullimit, mbërritëm në Miami një muaj e gjysmë më parë. Ende nuk e kemi shtëpinë në të cilën do të jetojmë, por ishte shumë e lehtë të zgjedhim Miamin”, ka thënë fillimisht Messi për TyC Sports.
“Ne ishim të bindur të vinim në këtë vend dhe njerëzit e bënë shumë të lehtë, si në klub kur mbërritëm, ashtu edhe me tifozët apo njerëzit që takoj në rrugë”.
“Qyteti është spektakolar dhe ju bën të mundur që të jetoni ditën në heshtje dhe shumë lehtë. Fëmijët fillojnë shkollën së shpejti. Ndërsa ka mbetur pak për të bërë, ishte më e lehtë nga sa mendonim. Ishte e ndërlikuar lëvizja nga Barcelona në Paris”.
Fituesi i Kupës së Botës më pas foli për largimin e tij nga Barcelona drejt Parisit.
“Jam i lumtur, duke shijuar këtë fazë të re dhe përvojën e të jetuarit në këtë vend që është diçka që më ka shkuar gjithmonë në mendje. Jemi në vendin ku duam të jemi”.
“Të shkoj në Paris nuk ishte as e planifikuar dhe as e dëshiruar. Nuk doja të largohesha nga Barcelona dhe u bë e vështirë. Por është e kundërta e asaj që po më ndodh tani falë Zotit”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...