Argjentina është kualifikuar për në gjysmëfinale të Copa America.
Skuadra e udhëhequr nga Lionel Scaloni ka mposhtur Venezuelën në çerekfinale 2-0 për të kaluar në gjysmëfinale ku do të përballet me Brazilin.
Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi ka folur për formën jo të mirë që po e kalon shkruan Telegrafi
Messi ka shënuar vetëm një gol në katër ndeshke, atë ndaj Paraguait nga pika e bardhë.
“E vërteta është kjo që nuk është Copa America më e mira për mua në aspektin personal”.
“Ka ndeshje, që luhen në këtë mënyrë, ka situata të komplikuara, kur duhet të bësh diçka ndryshe. Gjëja e rëndësishme është që ne fituam dhe vazhdojmë përpara”, u shpreh Messi.
Ylli i madh i Barcelonës dhe Argjentinës e vlerëson skemën e trajnerit Scaloni.
“Ne e dimë se kjo skemë me tre sulmues ka diçka thelbësore. Duhet të kthehemi e të ndihmojmë edhe në fazën mbrojtëse”.
Brazili dhe Argjentina do të përballen të martën pas mesnate me kohën tonë lokale (2:30) në gjysmëfinale.
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...