Dy golat e argjentinasit Lionel Messi kundër Real Valladolidit mbrëmë bënë që ai ta arrijë shifrën prej 608 golave në karrierën e tij me klube, duke e kaluar Cristiano Ronaldon, i cili i ka shënuar 606 gola në karrierën me klube.
Lionel Messi e pati një natë magjike mbrëmë në Camp Nou, pasi që kapiteni argjentinas i katalonasve ishte kyç në fitoren e thellë me rezultat 5:1 të skuadrës së tij kundër Valladolidit, duke kontribuar me dy gola dhe dy asiste.
Dy golat e tij të shënuara kundër Valladolidit bënë që sulmuesi i lindur në Rosario të kalojë përpara në librat e rekordeve për numrin e golave të shënuara me klube, jo Kombëtare, në karrierë.
Goli i dytë i ndeshjes të martën ishte goli i 608-të në karrierë për Messin, ndërsa Cristiano Ronaldo ka arritur t’i shënojë 606 gola gjatë karrierës së tij në Lisbonë, Mançester, Madrid e tani edhe në Torino.
32-vjeçari Messi e arriti shifrën prej 608 golave në 695 ndeshje të zhvilluara me Barcelonës, ndërsa rivali i tij portugez e arriti golin e 606-të në 813 ndeshje të zhvilluara për Sporting CP, Manchester Unitedin, Real Madridin dhe Juventusin. /Gazeta Express/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...