Argjentina do të luaj sonte pas mesnatës me fillim nga ora 2:00 me kohën tonë lokale ndeshjen finale të Copa Americas ndaj Kolumbisë.
Kjo ndeshje do të hyj në histori për tetë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi, shkruan Arbresh.info.
Ai do të bëhet futbollisti i parë në histori të futbollit i cili ka luajtur tetë finale me kombëtaren e tij.
Finalja e tij e parë me Argjentinën ka qenë në vitin 2007 të Copa Americas, një vit më pas ishte në finale të Lojërave Olimpike 2008.
Gjashtë vjetë më vonë Messi preku finalen e parë të Kupës së Botës, për dy vite rresht 2015 dhe 2016 ishte në finale të Copa Americas.
Nga këto finale ai i humbi të gjitha përveç finales së Lojërave Olimpike të vitit 2008 që triumfoi.
Triumfi i tij i parë në një kompeticion të rëndësishëm ishte në finalen e tij të gjashtë kur në vitin 2021 fitoi Copa American e parë për të.
Kurse një vit më vonë arriti të bëj histori me Argjentinën duke fituar në finalen e Kupës së Botës në Katar.
Ndërsa sonte pas mesnate luan finalen e tetë dhe kërkon të mbrojë titullin Copa Americas të fituar në vitin 2021./Arbresh.info/
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj