Google ADS

Messi dhe Suarez të bindur që Andre Gomes duhet të largohet

10:42 | 16 Janar 2018
Arbresh Info

Është tashmë e qartë që Andre Gomes nuk ka pasur një kohë të mirë te Barcelona, pasi raportet tani pretendojnë që Lionel Messi dhe Luis Suarez kërkojnë largimin e tij.

24-vjeçari iu bashkua gjigantit katalunas nga Valencia në vitin 2016 për një tarifë fillestare prej 35 milionë euro dhe deri tani ka bërë 66 paraqitje për klubin, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, problemi është se ai nuk ka qenë në gjendje të tregoj se e meriton të jetë pjesë e rregullt e formacionit ose thjeshtë të përshtatet për të vazhduar tutje në Camp Nou.

Shumica e paraqitjeve të tij këtë sezon kanë ardhur nga bankina dhe shpesh janë ngritur edhe pyetje se sa gjatë mund të mbijetojë te Barcelona.

Bazuar në ‘Diario Gol’, koha e tij në klub është afër përfundimit pasi tashmë Messi dhe Suarez janë bindur mjaftueshëm se ai duhet të shitet nga klubi. Me arritjen e Philippe Coutinhos, pozita e tij në klub do të jetë gjithashtu edhe më e vështirë për tu arritur.

Pas largimit të Arda Turanit, i cili pritet të ndiqet edhe nga Javier Mascherano, Rafinha Gerard Deulofeu dhe Aleix Vidal, Barcelonës mund t’i largohen edhe yje të tjerë brenda javëve të ardhshme./arbresh.info/

Të ngjashme