Lionel Messi dhe Luis Suarez gjetën golin të enjten mbrëma për të barazuar rekordin e Ronaldo Luis Nazario de Lima për më shumë gola të shënuar për një ekip kombëtar të Amerikës së Jugut në ndeshjet konkurruese.
Të tre sulmuesit tani kanë shënuar nga 39 herë në ndeshje të tilla me Suarezin që ishte i pari që barazoi rekordin e legjendës së Brazilit me një penallti në pjesën e parë në një fitore të diskutueshme 2-1 të Uruguait ndaj Kilit.
Ish-bashkëlojtari i Suarezit te Barcelona, Messi më pas arriti rekordin në të njëjtën mënyrë pasi ai shënoi nga pika e bardhë në fitoren e ngushtë 1-0 të Argjentinës ndaj Ekuadorit.
Në përgjithësi, kapiteni i Argjentinës ka shënuar më shumë sesa Ronaldo dhe Suarez në skenën ndërkombëtare me 71 gola në emrin e tij, por ky rekord është vetëm për ndeshjet kualifikuese në Kupën e Botës.
39 – Tonight, both ?? Lionel Messi and ?? Luis Suárez have equalled ?? Ronaldo’s record for most goals scored for a South American national team in competitive matches (39 goals each). Beasts. pic.twitter.com/Yl2OE7tNQL
— OptaJavier (@OptaJavier) October 9, 2020
Messi luftoi të ndërtoj shanse të enjten kundër një ekipi kokëfortë si Ekuadori, por nuk arriti më shumë se një gol nga penalltia.
Pas këtyre rekordeve, Messi dhe Suarez janë në rrugë të tejkalojnë Ronaldon, pasi kanë ende ndeshje për të zhvilluar në këtë kualifikime. /Telegrafi/
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?