Kanë fituar shumë Topa të Atë dhe trofeu të UEFA Champions League, por ju mungon diçka që ëndërron çdo lojtar, trofeu i Kupës së Botës.
Përderisa në futbollin modern Liga e Kampionëve është vërë gara më prestigjioze për futbollistët dhe tifozët, shumë tifozë më të vjetër të futbollit e vlerësojnë ende Kupën e Botës si garën më të madhe në botën e futbollit.
Ndërsa, sa i përket titujve individual, duke i lënë anash garat me skuadrat, Topi i Artë mbetet si çmimi më prestigjioz me të cilin mund të shpërblehet një futbollist gjatë karrierës së tij.
Megjithatë, janë tetë futbollistë që në histori të këtij sporti i kanë arritur të tria këto shpërblime gjatë karrierës së tyre, duke u bërë kampion në botë me ekipin e tyre kombëtar, kampion evropian me klubin e tyre dhe duke u shpallur lojtari më i mirë në planet; Sir Bobby Charlton, Gerd Muller, Franz Beckenbauer, Paolo Rossi, Zinedine Zidane, Rivaldo, Ronaldinho dhe Kaka:
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo tashmë kanë fituar gjithçka, por jo Kupën e Botës dhe edhe pse në moshë, Messi afër 33 vjeç, Ronaldo 35 – ata ende shpresojnë që të arrijnë diçka të tillë. /Gazeta Express/
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’