Ylli i skuadrës angleze, Liverpool, Trent Alexander-Arnold, në një intervistë për “Goal” ka folur rreth dy lojtarëve më të mirë të kohës.
Ai beson se s’do të ketë më si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi dhe synon që të shkojë hapave të tyre.
22-vjeçari së bashku me skuadrën e tij ka fituar deri tani, Ligën e Kampionëve, Super Kupën, Botërorin për Klube dhe së fundmi pas 30 viteve titullin kampion në Premierligë.
Ai sot është shndërruar në njërin prej mbrojtësve të djathtë më të mirë në botë, raporton Gazeta Express.
“Për çdo sportist, çdo futbollist, mentaliteti duhet të provohet dhe përmirësohet, nëse më pyetni për dy lojtarë më të mirë që unë i kam parë, është Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, dhe ata gjithmonë duan të përmirësohen dhe të arrijnë gjëra individuale dhe ekipore”, u shpreh Arnold.
“Messi ka fituar gjashtë Topa të Artë, dhe Ronaldo pesë, por ata kurrë nuk kanë pushuar apo ndaluar. Ata asnjëherë nuk kanë menduar që kanë bërë mjaftueshëm. Ata janë të etur dhe dëshirojnë që të shpërthejnë 24/7, çdo ditë të vitit, ata kurrë nuk kanë ndryshuar”, shtoi ai.
“Për mua, është shembulli që dua të ndjekë. Pasi që ata janë duke bëre të njëjtën gjë edhe tani në moshën e tyre janë në të njëjtin nivel sikur më herët, kjo është ajo që unë duhet të provojë që të arrijë”.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion