Ernesto Valverde udhëhoqi seancën stërvitore të Barcelonës mëngjesin e së enjtes, ku u rikthyen më shpejtë seç pritej Lionel Messi dhe Javier Mascherano.
Të dy futbollistët argjentinas kishin edhe nga një ditë në dispozicion për tu çlodhur nga udhëtimi i tyre i gjatë, por zgjodhën për t’iu bashkuar bashkëlojtarëve të tyre në Ciutat Esportiva, transmeton portali arbresh.info.
Gerard Pique, Jordi Alba, Gerard Deulofeu, Sergio Busquets dhe Andres Iniesta ishin rikthyer por dy lojtarët e tjerë si Luis Suarez dhe Paulinho, të cilit kanë bërë gjithashtu fluturime përtejoqeanit, do t’i bashkohen grupit të premten.
Messi, Mascherano dhe grupi i futbollistëve spanjoll janë stërvitur për herë të parë me talentin Ousmane Dembele, i cili do të jetë në dispozicion për Valverden për derbin e së shtunës kundër Espanyolit.
Francezi mund të jetë madje pjesë e formacionit startues pasi nuk ishte në detyrë me kombëtaren e tij./arbresh.info/
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...