Messi dhe bashkëlojtarët e tij marrin vetëm 30% të pagës gjatë krizës

11:45 | 25 Mars 2020
A. B.

Futbollistët dhe çdo profesionist i punësuar në klubet e futbollit do ta përjetojë një ulje në paga për një përqindje fikse gjatë krizës së koronavirusit, gjatë kohës sa klubet i kanë pezulluar të gjitha aktivitetet sportive.

Barcelona ka vendosur t’ua ulë lojtarëve pagat për 70 për qind me mënyrën ERTE siç njihet në Spanjë, që i bie se paga do të ulet vetëm për një afat të caktuar dhe pastaj do të kthehet gjithçka në normalitet. AS shkruan se lojtarët tashmë janë pajtuar me këtë masë, transmeton Gazeta Express.

Të martën, një seri takimesh u realizuan mes drejtorit sportiv, Albert Solar, dhe menaxherëve të secilit repart të klubit për ta komunikuar vendimin e Barcelonën për këtë plan. Aktivitetet sportive janë pezulluar dhe klubi është detyruar t’i ndërmarrë këto masa përderisa Spanja mbetet në alarm për koronavirusin.

Plani i klubit katalonas është që të gjithë futbollistët ta marrin vetëm 30 për qind të pagës ditore për aq kohë sa të jenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi. E njëjta rregull vlen edhe për klubin e basketbollit të Barcelonës.

Aspekt i rëndësishëm i këtij plani të Barcelonës është që kur kampionati të rinisë dhe lojtarët të fillojnë stërvitjet sërish, në fund të sezonit ata do ta marrin edhe 70 përqindëshin e pagës që e kishin humbur gjatë kohës së krizës.

Ata do ta marrin pagën e plotë pasi që edhe pse nuk punuan me skuadrën në kampin stërvitor, lojtarët ishin të detyruar t’i ndiqnin udhëzimet e klubit dhe një program individual stërvitor nga shtëpia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme