Gjërat duket se janë duke shkuar edhe më keq për Barcelonën. Disfata e tyre e thellë 4 me 0 ndaj Paris Saint Germain mbrëmjen e së martës ka dërguar valë tronditëse në botën e gjigantit katalunas.
Sipas raporteve nga mediat spanjolle, skuadra dëshiron që Luis Enrique të largohet, pasi edhe lojtarët veteran në skuadër janë të lodhur me atë se çfarë është duke ndodhur, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Ylli i Realit i lumtur me humbjen e Barçës (Foto)
Megjithatë, gjërat nuk janë mirë as me sulmuesin Lionel Messi, i cili sipas raporteve nga ‘La Repubblica’, është duke vendosur rinovimin e kontratës në dyshime.
Së fundmi është raportuar se reprezentuesi argjentinas mund të transferohet tek Paris Saint Germain./arbresh.info
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...