Një ndeshje fantastike ka qenë ajo mes Philadelphia 76ers dhe Celveland Cavaliers.
Skuadra e Philas ka arritur edhe fitoren e 13-të radhazi në NBA, duke mposhtur Clevelandin me rezultat 132-130.
Që nga fillimi i takimit ishte spektakël në parket me basketbollistët e dy skuadrave që dhuronin shou para tifozëve.
Megjithatë më meritori për fitoren e 76ers ishte ‘Rookie’, Ben Simmons i cili arriti ‘Triple Double’ me 27 pikë të shënuara, 15 kërcime dhe 12 asistime.
Me ‘Triple Double’, e përfundoi ndeshjen edhe mbreti James që shënoi 44 pikë, pati 11 kërcime dhe 11 asistime.
Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe New Orleans Pelicans për t’iu afruar edhe më shumë ‘Play Off’-it.
Të udhëhequr nga Anthony Davis, Pelicans kanë triumfuar në udhëtim tek Phoenix Suns me rezultat 103-122.
Davis ishte padyshim basketbollisti më efikas në këtë sfidë me 33 pikë e 11 kërcime.
Me paraqitje të mire u dallua edhe Mirotic që shtoi dy pikë më pak si dhe Holiday që shënoi 22 pikë e 10 asistime. /Telegrafi/
Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fsh...
Vitia: Modernizimi i hapësirave spitalore po vazhdon, janë k...
Ursula von der Leyen nesër në Prishtinë, pritet nga kryemini...
Kryesia e Kuvendit të hënën me mbledhje, në rend dite projek...
“Nxënësit po përgjumen”, mësuesja në Tiranë alarmon se po pë...
“Përfitoi 40 mijë euro”, Gjykata merr një vendim për personi...