Messi dëshiron që Vidal të qëndrojë te Barcelona

15:34 | 22 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal mbetet synimi kryesor për mesfushën e Interit.

Pasi shënoi gol dje në ndeshjen kundër Alaves, kiliani u shpreh se do të qëndrojë të klubi blaugranas, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, lidhja mes tij dhe trajnerit mbetet shumë e vështirë, pasi javën e kaluar sapo kuptoi që nuk do jetë i pranishëm në formacionin e parë kundër Realit u largua nga stërvitja.

Bashkëlojtarët dëshirojnë që Vidal të qëndrojë në “Camp Nou” duke filluar nga Messi dhe Suarez, të cilët e kanë bërë të qartë se zgjedhja e duhur nuk është ta shesin lojtarin në fjalë.

Për mesfushorin Barcelona kërkon 20 milionë euro pa mundësi huazimi./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme