Google ADS

Messi dërgon në avantazh Barçën me golin nga penaltia

19:51 | 9 Mars 2019
Arbresh Info

Pas super asistimit nga ndërprerja në golin e barazimit, Lionel Messi ka gjetur edhe rrjetën kundër Rayo Vallecanos.

Barcelona është duke udhëhequr tani me rezultat 2 me 1 në Camp Nou kundër skuadrës së trajnerit Michael, shkruan portali arbresh.info.

Gjiganti katalunas barazoi shifrat me anë të mbrojtësit Gerard Pique që shënoi me kokë për 1 me 1 në minutën e 38′ të pjesës së parë pas golit befasues nga Raul de Tomes (24′).

Superylli shënoi për 2 me 1 nga pika e bardhë pas një ndërhyrje të ashpër kundër Nelson Semedos.

Goli nga sulmuesi argjentinas erdhi në minutën e 51′./arbresh.info/

https://streamja.com/5ZLJ

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme