Google ADS

Messi ashtu siç nuk e keni parë, vallëzim qesharak në skenë

14:26 | 2 Shkurt 2019
Arbresh Info

Prezantimi i shout të ri nga kompania Girque du Soleil dedikuar Leo Messit mblodhi të enjten e kaluar të gjithë stafin e Barcelonës në Camp Nou në një ndejë ku morën pjesë edhe një numër i madh fytyrash të njohura nga bota.

Ndër ta ishte edhe këngëtari i famshëm Rene Perez, krijuesi i Calle 13 dhe tani i njohur me emrin Resident, transmeton portali arbresh.info.

Në një moment të mbrëmjes, këngëtari inkurajoi audiencën me një këngë dhe solli lartë në skenë yjet si Leo Messi, Suarez dhe Jordi Alba.

Edhe pse fillimisht gjithçka ishte e qetë, lojtarët e Barcelonës më vonë përfunduan duke bërë një vallëzim qesharak në të cilin mori pjesë edhe superylli Leo Messi.

Videon mund ta shikoni duke klikuar këtu ose më poshtë./arbresh.info/

https://twitter.com/Residente/status/1091463053537886208

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme