Google ADS

Messi apo Ronaldo, cili ka dominuar në ‘El Clascio’? (FOTO)

18:51 | 23 Prill 2017
Arbresh.info

Real Madrid dhe Barcelona do të ndeshen sot (e diel) në kuadër të javës së 33 të kampionatit spanjoll, La Ligas.

Ndeshja e njohur si “El Clasico” ka rivalitet më të madh në botë dhe ndoshta është edhe derbi i zjarrtë në planet.

Ky derbi është bërë edhe më i madh në dekadën e fundit, pasi dy skuadrat kanë në gjirin e tyre dy futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Megjithatë, njëri nga këta dy yje kanë më shumë gola dhe fitore në ndeshjet e “El Clasicos” dhe ai është sulmuesi argjentinas, Messi.

Messi ka 15 fitore ndaj “Mbretërve”, ku ka shënuar 21 gola dhe ka bërë 12 asistime, teksa ka krijuar edhe 58 raste për gola.

Në anën tjetër as Ronaldo nuk qëndron keq me shtatë fitore, 15 gola e një asistim ndaj Blaugranëve, teksa ka krijuar vetëm 11 raste për gol.

Vlen të theksohet se argjentinasi ka gjithashtu më shumë paraqitje në “El Clasico”, ku ka luajtur në 33 ndeshje, për dallim nga Ronaldo që ka 26 takime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme