Superylli botëror, Lionel Messi, ka konfirmuar edhe një herë se ai është futbollisti më i mirë në botë.
Barcelona fitoi ndaj Real Sociedadit në Anoeta, pas më shumë se 11 vitesh pa fitore, dhe pa dyshim se gisht në këtë fitore kishte edhe Lionel Messi, me golin e tij.
Ai shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë për rezultatin 2 me 4, por me këtë gol ai është futur në histori të futbollit boëtror.
https://twitter.com/brfootball/status/952654279889817602
Ky gol është i 366 që e ka shënuar dhe tashmë ai e ka kaluar sulmuesi gjerman, Gerd Muller, duke u bërë lojtari që ka më së shumti gola në top pesë ligat evropiane.
Messi në këtë sezon është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe nëse vazhdon kështu, është në rrugë të mirë për ta fituar ‘Topin e Artë’, e që do të ishte i gjashti.
29 vjeçari në 29 paraqitje në këtë sezon ka shënuar 23 gola. /arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...