Mësoni pesë lojtarët anglez, që kanë shprehur vullnetin për të ekzekutuar penalltitë

08:53 | 3 Korrik 2018
Arbresh.info

Harry Kane, Jesse Lingard, Kieran Trippier, Jordan Henderson dhe Ashley Young, janë shprehur të gatshëm për gjuajtur nga penalltit, në rast se ndeshja me Kolumbinë shkon në penallti.

Anglia është eliminuar nga penalltitë në tri nga gjashtë Kupat e Botës së fundit.

Tre Luanët janë favoritë ndaj Kolumbisë në takimin që do të zhvillohet sonte, por kështu ishte llogaritur edhe Kroacia ndaj Danimarkës, por vetëm pas ekzekutimit të penalltive, kroatët arritën të siguronin fazën e çerekfinaleve.

Trajneri i kombëtares së Anglise, Gareth Southgate, ka insistuar se nuk ka menduar për vazhdimet apo penalltitë, pasi beson se takimi do të vendoset brenda 90 minutave.

Megjithatë, Daily Mail raporton se pesë lojtarë të Anglisë janë shprehur të gatshëm për gjuajtur nga penalltitë.

Kane – i cili gjuan po ashtu për Tottenham, Lingard, Trippier, Henderson dhe Young, janë këta futbollistë të cilët janë shprehur të gatshëm.

Kujtojmë se futbollisti, Ashley Young, në Euro 2012 ndaj Italisë, kishte humbur penalltinë, por ai insiston se është i gatshëm të gjuajë përsëri.

Anglia dhe Kolumbia sonte do të takohen me fillim të orës 20:00. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme