Google ADS

Mësohet shuma se sa do të fitojë Thomas Tuchel pas shkarkimit nga Chelsea

15:24 | 9 Shtator 2022
L G

Thomas Tuchel ka humbur punën e tij si trajner i gjigantit anglez Chelsea.

Londinezët ditë më parë e shkarkuan trajnerin gjerman pasi ky i fundit pësoi humbje te Dinamo Zagreb me rezultat 1-0.

Humbja në Ligën e Kampionëve dhe fillimi i dobët i sezonit në Angli i kushtoi Tuchelit me humbjen e punës në Londër.

49-vjeçari qëndroi në krye të Chelsea për një vit e gjysmë, derisa kishte kontratë me londinezët deri në verën e vitit 2024, transmeton telegrafi.

Përkundër se ka humbur punën te Chelsea, Tuchel do të marrë një pagesë të mirë nga londinezët.

Pas shkarkimit të tij, në arkat e gjermanit do të shkojnë 6,9 milionë funte (7,9 milionë euro) për kontratën që e kishte deri në verën e vitit 2024.

Trajneri gjerman e udhëhoqi Chelsean në 99 ndeshje zyrtare, ku pati një mesatare prej 2,07 pikëve në ndeshje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme